Kam lindur në vitin 1978 në Kaçanik. Jam rritur nga dy prindër që janë kujdesur për edukimin dhe arsimimin tim. Jam frymëzuar të jem familjar, i drejtë dhe i dashur, i urtë dhe i butë. Jam edukuar të mos urrej, të mos jem egoist dhe të mos ua dëshiroj të keqen të tjerëve. I përkas një familjeje që mbron e jeton me krenari vlerat dhe tradi
Kam lindur në vitin 1978 në Kaçanik. Jam rritur nga dy prindër që janë kujdesur për edukimin dhe arsimimin tim. Jam frymëzuar të jem familjar, i drejtë dhe i dashur, i urtë dhe i butë. Jam edukuar të mos urrej, të mos jem egoist dhe të mos ua dëshiroj të keqen të tjerëve. I përkas një familjeje që mbron e jeton me krenari vlerat dhe traditat tona të pasura kombëtare e fetare.
Filloren e kam kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen, “Alaudin” në Prishtinë dhe vazhdova mësimet dhe studimet filologjike në Egjipt, në Universitetin AL-Az-har në Kajro.
Qysh fëmijë jam rritur nëpër oda pleqsh e burrash të urtë. Gjatë rinisë sime e si student, kam ndërmarr shumë iniciativa e kam zhvilluar e udhëhequr aktivitete të ndryshme kulturore, shkencore, edukative e politike. Jam autor i disa librave në fushën e motivimit. Kam iniciuar themelimin e revistës së parë edukative-kulturore në Kaçanik, “Vizioni” si dhe themelues i librarisë, “Zgjimi”.
Copyright © 2024 Avni Tafili - All Rights Reserved.